Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infeksioni Mykotik Vaginal

Infeksioni mykotik vaginal shkaktohet nga një kërpudhë e quajtur Candida. Tharmet janë organizma të vegjël që jetojnë normalisht në numra të vogël në lëkurë dhe brenda lëkurës. Mjedisi acidik i vaginës e ndalon rritjen e tharmit. Nëse vagina bëhet më pak acidike, shumë tharme mund të rriten dhe të shkaktojnë infeksion vaginal.

Infeksioni mykotik vaginal
A janë infeksionet mykotike të zakonshme?
Infeksionet mykotike janë aq të zakonshme saqë 3 nga 4 gra kanë një gjatë jetës së tyre. Gjysma e të gjitha grave kanë më shumë se një infeksion gjatë jetës së tyre.

Simptomat e infeksioneve mykotike
Infeksionet mykotike mund të jenë shumë të pa rehatshme, por zakonisht nuk janë serioze. Simptomat përfshijnë gjërat në vazhdim:

Kruarje dhe djegie në vaginë dhe rreth vulvës (lëkura që e rrethon vaginën)
Një shkarkim vaginal i bardhë që mund të duket si gjizë
Dhimbje gjatë mardhënieve seksuale
Ënjtje e vulvës

Çfarë shkakton infeksionet mykotike?
Balanca acidike e vaginës mund të ndryshohet nga një numër faktorësh, duke përfshirë:

Menstruacionet
Shtatëzaninë
Diabetin
Produktet spërkatëse
Disa antibiotikë
Pilulat kontraceptive
Steroidet
Lagështia dhe irritim i vaginës duke se e inkurajojnë rritjen e tharmit.

Si diagnostikohen infeksionet mykotike?
Nëse keni simptoma të një infeksioni mykotik, mjeku juaj me siguri do të dëshirojë të flasë me ju për simptomat dhe t’iu ekzaminojë për tu siguruar se infeksioni mykotik është shkaktari.

A mund të parandalohen ose shmangen infeksionet mykotike?
Këtu janë disa gjëra që mund të ndihmojnë në parandalimin e një infeksioni tjetër mykotik:

Mos vishni veshje të ngushta ose veshje të përbëra nga një material sintetik.
Vishni të brendshme pambuku.
Mos vishni gete çdo ditë
Përdorni një tharës në aranzhim të ulët dhe të freskët për të ndihmuar në tharjen e zonës suaj gjenitale pasi që të bëni banjë ose dush dhe para se të visheni.
Ndërrohuni nga rrobat e banjos të lagura ose veshjet tjera të lagështa sa më shpejt që të mundeni.
Mos bëni dush ose përdorni spërkatës të higjienës femërore, deodorant, peceta higjienike ose tampon.
Gjithashtu shmangni përdorimin e letrës higjienike me ngjyra ose të parfumosur. Këto gjëra duket se ndikojnë në balancë e aciditetit në vaginë dhe mund të çojnë në infeksion mykotik.

Trajtimi i infeksionit mykotik
Infeksionet mykotike zakonisht trajtohen me ilaç që ju e vendosni në vaginë. Ky ilaç mund të jetë një krem që ju e vendosni në vaginë me një vegël të veçantë. Ilaçi mund të jetë një supozitorë që ju e vendosni në vaginë dhe e lini të tretet më vete. Ilaçet në formë kremi gjithashtu mund të vendosen në vulvë për të ndihmuar në lehtësimin e kruarjes. Ilaçet në formë pilulash që i merrni në gojë janë gjithashtu në dispozicion.

A duhet të trajtohet partneri im seksual?
Edhe pse është e rrallë, ju mund të bartni një infeksion mykotik te partneri juaj pëmes mardhënieve seksuale. Nëse partneri juaj fillon të zhvillojë simptoma të infeksionit mykotik, flisni me një mjek për opsione të trajtimit.

Të jetosh me infeksion mykotik
Disa gra (rreth 5%) kanë infeksione mykotike të përsëritura. Kjo do të thotë se ato marrin më shumë se 4 infeksione mykotike vaginale në vit. Kjo gjendje quhet kandidoza vulvovaginale e përsëritur (RVVC). Nëse keni më shumë se një infeksion mykotik çdo vit, ju duhet të flisni me mjekun tuaj.

Ai ose ajo mund të jetë në gjendje të përshkruaj trajtim që mund të parandalojë përsëritjen e infeksioneve mykotike.

A duhet ta vizitojë mjekun tim sa herë që kam infeksion mykotik?
Sigurohuni se do ta vizitoni mjekun tuaj herë e parë që keni simptoma të infeksionit mykotik. Është shumë me rëndësi të siguroheni se keni infeksion mykotik dhe jo ndonjë infeksion më serioz.

Simptomat e infeksionit mykotik janë gjithashtu simptoma të infeksioneve tjera, siç janë disa sëmundje seksualisht të trasmetueshme (STD). Trajtimi për infeksion mykotik kur ju në fakt keni një lloj tjetër infeksioni mund ta bëjë problemin shumë më rëndë.

Nëse jeni diagnostikuar shpesh me infeksion mykotik gjatë viteve, flisni me mjekun tuaj për të përdorur ilaçe që mund t’i bleni pa recetë për të lehtësuar simptomat tuaja dhe për të trajtuar infeksionin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë