Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
I dinit? Këto katër veprime mund t’ju dëmtojnë veshkat

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm në sekretimin e hormoneve, por edhe në rregullimin e tensionit të gjakut. Por pa dashur, ne mund t’i dëmtojmë ato duke bërë disa veprime që ndoshta nuk arrijmë t’i kuptojmë.

Por cilat janë këto veprime?

Fillimisht është konsumi i ulët i ujit, që çon në dëmtimin e veshkave. Uji është shumë i rëndësishëm për funksionimin e rregullt të veshkave pasi hidraton, detoksifikon dhe eliminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Nëse trupi nuk është i hidratuar, atëherë rritet rreziku i infeksioneve dhe mundësia për të krijuar gurë në veshka.

Konsumi me tepri i mishit të kuq gjithashtu mund të shkaktojë probleme në veshka. Edhe pse mishi i kuq ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese, ai përmban një proteinë që quhet purinë dhe sekreton yndyrë në veshka, duke e bërë më të vështirë heqjen e toksinave.

Mbajtja e urinës për shumë kohë mund të duket si normale, por në fakt është shumë e dëmshme për veshkat. Kjo gjë mund të çojë në inflamacion të veshkave, pasi rrit presionin në traktin urinar duke ndikuar direkt te veshkat.

Konsumi i lartë i kripës dëmton jo vetëm sistemin kardiovaskular, por edhe veshkat. Ushqimet me shumë kripë rrisin tensionin e lartë të gjakut dhe pengojnë eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë