Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ndikon dieta në çrregullimet e tiroides?

Personat me çrregullime të tiroides nuk mund ta menaxhojnë sëmundjen me anë të dietës. Por, duke ngrënë ushqimet e gabuara ose duke marrë suplementet e gabuara mund shkaktojnë probleme shtesë.

Ushqimet me të cilat duhet të bëjmë kujdes janë soja, leshterikët e algat, dhe suplementet e jodit dhe selenit.

A duhet personat me çrregullime të tiroides t`i shmangin këto ushqime?


Soja:
 Nëse vuani nga hipotiroidizmi, po. Konsumi i tepërt i sojës mund të shkaktojë probleme në personat me hipotirodizëm, gjendje e cila ndodh kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone të tiroides.

Problemi kryesor është se soja mund të pengojë përthithjen e hormoneve të cilët pacientët me hipotiroidizëm i marrin.

Disa studime kanë treguar se ngrënia e një sasie të madhe soje, ose pirja e një gote qumështi soje, brenda një ore nga marrja e hormoneve të tiroides, mund të ndikojë në absorbim të hormoneve.

Në përgjithësi, specialistët rekomandojnë që personat me një funksion të tiroides të dyshimtë – një tiroide me funksion të ulur – mos të konsumojnë sasi të madhe soje çdo ditë.

Kërko një konsultë me endokrinologun
Rrepat dhe perimet rrënjore:
 Këto perime shpesh herë fajësohen si shkak i problemeve të tiroides, por në fakt nuk është kështu. Ato janë të mira për dietën, pavarësisht gjendjes së tiroides.

Një perime rrënjore që bën përjashtim është Cassava, një bimë e cila rritet në disa vende të Afrikës. Kjo bimë është e njohur për prodhimin e toksinave të cilat mund të ngadalësojnë një tiroide tashmë jo-funksionale, kryesisht në kushtet e mungesës së jodit. Por ky nuk është rasti në Shqipëri sepse kjo bimë nuk është gjerësisht e njohur dhe përdorur.

Leshterikët dhe algat:
 Nuk duhen marrë në formën e suplementeve. Personat me probleme të tiroides nuk duhet të marrin më shumë se 158 deri në 175 mikrogram në ditë. Përqendrimi i tyre në ushqime nuk është i madh por në një kapsul mund të arrijë deri në 500 mikrogram. Gratë shtatzënë duhet të jenë më të kujdesshme, sepse ato mund të rrisin riskun për strumë te foshnja.

Perimet lakrore:
 Edhe pse janë të shëndetshme, lakrat dhe perimet e tjera lakrore të ngrëna të pa gatuara dhe në sasi të madhe, mund të shkaktojnë hipotiroidizëm, veçanërisht në mungesë të jodit. Këto perime prodhojnë një substancë e cila konkuron me jodin për përthithjen nga tiroidja.

A duhet personat me çrregullime të tiroides t`i shmangin këto suplemente?


Jodi:
 Po. Duhet ta shmangni jodin si suplement edhe nëse keni hipotiroidizëm apo hipertiroidizëm. Efektet e suplementeve të jodit mund të ndryshojnë në persona të ndryshëm, duke shkaktuar ose mbi prodhim ose nën prodhim të hormoneve.

Jodi është pjesë përbërëse e shumë ushqimeve, ndaj suplemetet e jodit rekomandohen vetëm në personat të cilët ndjekin dieta shumë restriktive. Në këto raste, ata mund ta marrin jodin me anë të një multivitamine për të plotësuar nivelin e duhur ditor të jodit.

Seleni:
 Nuk duhet marrë më shumë se 200 mikrogram në ditë. Seleni është i nevojshëm për të ndihmuar funksionimin e duhur të tiroides. Mund të merret nga ushqimet si peshku, bajamet, mishi i kuq dhe i bardhë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë