Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritja e rasteve me COVID-19, Ministria del me katër këshilla

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me katër këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga Covid-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz.

Ndryshe, numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm gjatë muajit të fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi kanë apeluar te qytetarët që të vaksinohen dhe testohen.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në vend.

Youtube

Arkiva

Kategoritë