Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rikthehen në funksion Shërbimi i Radioterapisë- po ashtu edhe Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e sotme ( e hënë, 18 korrik 2022), është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Sipas ShSKUK-së, rikthimi i këtyre shërbimeve është bërë, pas përpjejekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka nën mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore.

Tutje ShSKUK ka njoftuar se pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht. Para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave.

ShSKUK po ashtu ka falënderuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, e cila ka qenë në kontakt të vazhueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për situatën e krijuar, dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar pacientët kosovarë, që kanë pasur nevojë për Shërbimin e Radioterapisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë