Cistat janë struktura që ngjajnë me flluska, e më së shpeshti gjenden në vezorë. Cistat funksionale kryesisht janë të mbushura me lëng dhe të mbështjella me një tis të hollë. Nëse janë të mbushura me material të fortë, atëherë janë kancerogjene e në të kundërtën janë beninje. Më së shpeshti ato shfaqen në kohën e reprodukimit sesa në menopauzë.
Në të shumtën e rasteve cistat nuk janë malinje dhe shpërthejnë vetvetiu pas disa javësh a muajsh, por pavarësisht nga kjo nuk duhet shpërfillur shfaqja e tyre, sidomos kur janë të mëdha she kur shkaktojnë dhimbje.
Ilaçe natyrale për cistat
Bimët si luleradhiqet, tërfili i kuq janë ilaçet më të mira natyrale për cistat në vezore. Ana negative është se për shërimin me bimë nevojiten së paku gjashtë javë. Provoni çajëra apo pika të tjera me këtë bazë.
Vaji i rucinusit është tepër i dobishëm për shpërthimin e cistave, por duhet të kujdeseni që të mos e pinë gjatë shtatzënisë apo gjatë ciklit menstrual, e as në raste cistash kancerogjene. Përveç bimëve në këtë shërim ndikon edhe joga dhe terapitë aromatike, të cilat ndihmojnë rikthimin e hormoneve në baraspeshë dhe zbutjen e dhimbjeve.
Nëse ndjeni dhimbje në zonën e vezorëve mund të ndihmojë edhe masazhi i lehtë i abdomenit me vajra ererike nga jasemini apo bajamet. Gjithashtu dhimbjet mund t’i ndihmojë edhe një banjë e nxehtë.
Dieta për pastrimin e vezoreve
Sikurse në shumë sëmundje të tjera, edhe në rast cistash, ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë mjaft. Është shumë me rëndësi që të konsumoni vitamina E dhe A, të cilat janë shumë të dobishme për baraspeshën hormonale. Ushqimi duhet të jetë më i pasur me perime të gjelbra. Nga na tjetër, ekspertët mendojnë se duhet t’i shmangemi mishit të kuq dhe djathërave, pasi atom und ta nxisin zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Po ashtu shmangiuni prodhimeve të qumështit dhe domateve, pasi ato bëjnë pjesë te ushqimet e pasura me estrogjen.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ka përbërje të lartë të kaliumit dhe rekomandohet nga shumë ekspertë të shëndetit. Mund të tkurret dhe të shpërndajë cistat e shkaktuara nga mungesa e kaliumit. Shtoni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Përzieni në 1 lugë gjelle melasë të zi. Pini 2 gota nga kjo receët çdo ditë derisa cistat të zhduken plotësisht. Ky ilaç gjithashtu mund t’ju ndihmojë me fryerjet, dhimbjet e barkut, dhe gjakderdhjet e tepruara menstruale.
Çaj kamomili
Çaji kamomil është një ilaç jashtëzakonisht efektiv për reduktimin e dhembjeve dhe sikleteve. Ai ka një efekt qetësues që do t’ju ndihmojë të relaksoheni. Për më tepër, ky çaj i mrekullueshem do të stimulojë rrjedhjen e gjakut në zonën e legenit dhe mitrës, duke rregulluar kështu periudhat e parregullta. Përzieni 2 lugë çaji kamomil në një gotë me ujë të nxehtë. Mbulojeni dhe pritni 5 minuta. Pastaj, shtoni edhe 1 lugë çaji mjaltë. Për të arritur efektin e pastrimit , pini tre filxhanë në baza ditore.