Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në klinikat Covid-19 në QKUK, por dhe të spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 54 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 27 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme po ashtu, 27 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 17 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.