Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
17 pacientë të shtruar në Klinikën e Infektivës nga të cilët pesë të pavaksinuar

Albina Selmanaj

Pas raportimit të rritjes së rasteve me COVID-19 brenda vendit, Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka treguar për gjendjen e pacientëve të shtruar brenda Klinikës Infektive.

Vishaj në një intervistë për Familjajonë tha se brenda klinikës gjatë ditës së sotme (e diele), janë gjithsejt 17 pacientë të shtrirë, prej të cilëve 12 të vaksinuar dhe 5 të pavaksinuar.

“Gjithsejt brenda klinikës i kemi 17 pacientë të shtrirë, nga të cilët 12 pacientë janë të vaksinuar dhe 5 të pavaksinuar, po ashtu 15 janë me oksigjen dhe dy pa oksigjen”, tha Vishaj.

Po ashtu, sipas Vishajt gjatë kësaj dite janë pranuar 6 pacientë, dhe janë liruar po ashtu 6 pacientë.

Tutje, Vishaj tregoi edhe për kushtet e klinikës, brenda së cilës sipas tij ka vend për 125 pacientë.

“Kapaciteti jonë është për 125 pacientë, jemi përgatitur me kohë që të ofrojmë shërbime sa më cilësore për pacientët tonë”, përfundoi Vishaj

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një i vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja pozitive./Familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë