Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se në Kosovë është raportuar një rast i vdekjes nga virusi COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.
Tutje në njoftim thuhet se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19.
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni. Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se nga 2.376 testime të kryera janë raportuar 871 raste pozitive me COVID-19 në vendin tonë.