Sht, Qer 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë, njofton se në bashkëpunim me SHSKUK, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit

​Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.

“Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)

1. Ringer sol 500 copë2. NaCl 500ml 700 copë3. Kanilla 22G 1000 copë4. Hyoscine amp. 120 copë

Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)

1. NaCl 500ml 500 copë 2. Hyoscine amp. 60 copë3. Metoclopramide amp. 150 copë

Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë.”, njofton MSH.

Youtube

Arkiva

Kategoritë