Këtë të shtunë në emisonin “Familjajonë”, ishte i ftuar pulmologu, Musa Hoxha me të cilin u diskutua rreth situatës me COVID-19 në Kosovë dhe simptomave të këtij virusi.
Duke pasë parasysh që kohëve të fundit kemi rritje të rasteve me Covid-19 në vend, Hoxha tha se varianti i ri i cili ka shkaktuar rritjen e tyre është kombinim i delta dhe omicron.
“Siç po shihet panedemia COVID-19 po hyn në vitin e tretë dhe ka pas ngritjet dhe qetsimet e veta. Dihet se deri tash kemi kaluar 5 valë të pandemisë dhe nga të dhënat e këtyre ditëve po shihet se ka një rritje të të infektuarve nga një variant i ri i kombinuar i delta me omicron”, tregoi pulmologu Hoxha.
Tutje, ai po ashtu tregoi edhe për simptomat e variantit të ri që sipas tij mbeten të njejta si të varianteve të më hersëshme që fillojnë me ethe, tempertaurë, kokëdhimbje e deri te frymënxënia.
“Ky variant po mendohet që është më kontagjoz se sa variantet e tjera dhe aftësia e përhapjes është më e madhe, ndërsa sa i përket simptomave ato jane të njejta si parapraket që shkon me ethe, temperaturë kokëdhimbje dhe me frymënxenie.”, tha Haxhiu.
Për të mësuar më shumë nëse ky virus mund të kalojë edhe pa simptoma të rënda, ndiqeni intervistën e plotë në faqen zyrtare të familjajonë në facebook dhe youtube./familjajonë