Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjumi, një ndër faktorët e rëndësishëm në sistemin kardiovaskular

Për të parën herë, American Heart Association (AHA) liston gjumin si një ndër faktorët e rëndësishëm në sistemin kardiovaskular.

Rishikimi nga AHA, i botuar në revistën Circulation, tregon se gjumi ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndetin e zemrës.

Studiuesit rekomandojnë të përshtatni sa kohë flini sipas moshës suaj në mënyrë që të shmangni pasojat e rënda shëndetësore.

Nicole Weinberg, kardiologe, ka thënë për Verywell se mungesa e gjumit apo gjumi i dobët mund t’i rrezikojë njerëzit që kanë probleme të rënda të zemrës.

Hulumtimet kanë filluar ta vërtetojnë këtë kohëve të fundit, shtoi ajo.

“Për shkak të të dhënave në studimet e gjumit, ne jemi në gjendje të shohim se disa njerëz kanë rrahje të larta të zemrës gjatë gjumit ose ulje të niveleve të oksigjenit kur janë duke fjetur. Këto gjëra mund të dërgojnë në probleme të shëndetit kardiovaskular, si presioni i lartë i gjakut apo t’ju vënë në rrezik të shtuar për sulm në zemër dhe goditje në tru.”

Për këtë arsyje, AHA liston edhe gjumin, si një ndër treguesit e rëndësishëm për gjendjen shëndetësore të sistemit kardiovaskular.

Në këtë listë gjenden: dieta, aktivitetet fizike, ekspozimi ndaj nikotinës, kohëzgjatja e gjumit, indeksi i masës trupore (BMI), lipidet e gjakut, glukoza e gjakut, presioni i gjakut.

Më poshtë, gjeni të bashkangjitur edhe kohën e gjumit bazuar në moshë.

0 deri në 1: 12 deri në 16 orë

1 deri në 2: 11 deri në 14 orë

3 deri në 5: 10 deri në 13 orë

6 deri në 12 vjeç: 9 deri në 12 orë

13 deri në 18 vjeç: 8 deri në 10 orë

19 vjeç e lart: 7 deri në 9 orë. /Verywell Health

Youtube

Arkiva

Kategoritë