Tani që vera po na pushton në çdo qelizë, na duhet një koktej i freskët, e mbi të gjitha i thjeshtë. Mund t’i bëni kurdo, pas një dite të gjatë pune, në një date të këndshëm në shtëpi, apo edhe për të shijuar një komedi në Netflix.
Më poshtë, do të gjeni 3 të tillë:
Përbërësit:
3 feta kastravec
3 gjethe borzilok
½ lugë çaji sheqer
1 masë gin
½ filxhan me akull
½ masë tonik
Pak lëng limoni
Përgatitja:
Në një gotë hidhni pak sheqer dhe gin. Përziejeni derisa sheqeri të bëhet njësh me gin-in. Hidhni 2 feta kastravec dhe 2 gjethe borzilok, pastaj shtoni akull, tonik, lëng limoni. Në fund, dekorojeni me fetën e mbetur të kastravecit dhe gjethen e borzilokut.
Jungle Bird
Përbërësit:
2 masa rum
¾ masë aperitiv italian
2 masa lëng ananasi
¼ masë shurup
¼ masë lëng lime i freskët
Përgatitja:
Vendosni përbërësit në një shaker dhe tundeni. Në fund, hidheni në një gotë kokteji dhe shtoni pak ananas dhe lime.
Citrus Paradise
Përbërësit:
1.5 masë grey goose
0.75 masë lëng portokalli
½ lugë çaji sheqer
1 masë Orange Soda
Përgatitja:
Kombinoni të gjithë ingredientët në një gotë. Përziejini dhe shtoni Orange Soda.
Shijojeni!