Si një metodë preventive kundër shtatzënisë, një diafragmë është rreth 94 për qind efektive dhe fizikisht bllokon spermën të hyjë në qafën e mitrës.
Mes tjerash, do t’ju duhet të ndërroni diafragmën çdo dy vjet dhe është mirë të keni në dorë pilulat kontraceptive të emergjencës në rast se diafragma rrëshqet nga vendi.
Diafragma është një pajisje e cekët në formë kube e bërë nga silikoni ose lateksi, të cilën e mbushni pjesërisht me krem spermicid dhe futet në vaginë, si metodë mbrojtëse kundër shtatzënisë.
Kur përdoret vazhdimisht dhe në mënyrë korrekte, diafragma është rreth 94 përqind efektive.
Nëse jeni duke u mbështetur te diafragma, është mirë të keni në dorë pilulat kontraceptive emergjente, kështu që do të jeni të përgatitur nëse diafragma juaj rrëshqet nga vendi ose harroni ta përdorni
Si funksionon një diafragmë?
Diafragma është një metodë penguese e kontracepsionit që bllokon fizikisht spermën që të hyjë në qafën e mitrës dhe mban spermicidin pranë qafës së mitrës për të mbytur çdo spermë që mund të depërtojë drejt brendësisë së mitrës.
Ju do të duhet të zëvendësoni diafragmën tuaj të paktën çdo dy vjet, ose më herët nëse tregon ndonjë shenjë përkeqësimi. Sigurohuni që të kontrolloni për vrima ose çarje sa herë që e përdorni.
Gjithashtu kërkojini nga ofruesi i kujdesit shëndetësor të kontrollojë përshtatjen e diafragmës tuaj pasi të keni pësuar një operacion në legen, të keni humbur ose fituar 20 për qind të peshës tuaj trupore, keni pasur një abort ose keni lindur.
Këto gjëra mund të ndryshojnë madhësinë dhe formën e qafës së mitrës dhe vaginës tuaj sa për të bërë të nevojshme një diafragmë të re. /Baby Center