Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 64 raste pozitive nga 208 testime, ndërsa janë shëruar 12 pacientë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 322.
MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 persona.
Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.167.