Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet ndërmarr para testimit për virusin HIV  dhe ku mund të bëhet ky lloj testi në Kosovë – tregon specialisti i sëmundjeve Infektive, Lirim Tafilaj

Albina Selmanaj

27 Qershori shënon ditën ndërkombëtare të testimit për virusin HIV. HIV është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri. Faza më e avancuar e infeksionit HIV është AIDS, e cila mund të zgjasë nga 2 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar, në varësi të individit.

Në një intervistë për Familjajonë, Lirim Tafilaj, specializant në repartin e infektologjisë shpjegoi rëndësinë e HIV testimit e cila sipas tij duhet të ofrohet përmes disa parimeve në mesin e të cilave është edhe pëlqimi i klientit për t’u testuar.

“Shërbimet e HIV Testimit duhet të ofrohen përmes disa parimeve: Pëlqimi (aprovimi nga ana e klientit për t’u testuar) Konfidencialiteti (nënkupton ruajtjen e të dhënave për klientin) Këshillimi (para testimit klientit merr njohuri për infeksionin HIV dhe mundësitë e transmetimit të tij) Saktësia (vërtetësia e testit) Lidhshmëria (vazhdimësia e marrjes së shërbimeve tjera të nevojshme nga ana e personit të infektuar)”, shpjegoi Tafilaj.

Ndërkaq, sa i përket asaj se për çfarë na ndihmon HIV testimi dhe kujt i rekomandohet, Tafilaj tha se ky testim mund të na ndihmojë ta mbajmë vetën por edhe të tjerët të sigurt.

“Testimi për HIV përcakton nëse një person është i infektuar me virusin HIV. Njohja e statusit tuaj të HIV-it mundë t’ju ndihmojë të mbani veten dhe të tjerët të sigurt. Sipas rekomandimeve të OBSH-së këshillimi dhe testimi duhet të ju rekomandohet: Personave me më shumë partner seksual, partner të panjohur apo punëtor të seksit e që ka të bëjë me seks të pa mbrojtur Personave që ofrojnë shërbime seksuale. Personave që kërkojnë trajtim pë infeksione seksualisht të transmetueshme (SST) Personave që kanë ndonjë simptomë që lidhet me sëmundjen Personave me HIV, partnerëve dhe familjarëve të tyre”, tha ai.

Tutje Tafilaj, tregoi edhe për qendrat nëpër të cilat mund të testohen për HIV qytetarët e Kosovës pjesë e të cilave është edhe Instituti kombëtar i shëndetit publik IKSHP.

“Testimet për HIV mund të bëhen ne shumë qendra: Klinika Infektive QKUK, qendra për KTV ku ofron shërbime për këshillim dhe testim vullnetar për HIV/AIDS, Instituti kombetar i shendetit publik-IKSHP, Qendra e transfuzionit të gjakut, Spitalet rajonale, shërbimet mobile dhe laboratoret e ndryshme. “, tregoi infektologu.

Sëmundja vdekjeprurëse, HIV, për herë të parë në Kosovë u paraqit në vitin 1986, kur u regjistrua i infektuari i parë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë