Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse apnea e gjumit rrit riskun e vdekjes së papritur nga zemra?

Apnea obstruktive e gjumit përbën një çrregullim që e hasim shpesh dhe është e lidhur me shumë probleme mjekësore. Një problem i zakonshëm për të cilin mund të mos jeni në dijeni është pushimi i papritur i zemrës.

Kur keni apne obstruktive të gjumit, “jo vetëm keni gjasa të zgjoheni me dhimbje koke dhe t’ju zërë gjumi gjatë ditës, por jeni gjithashtu në risk të vdekjes së papritur”, thotë kardiologia e MIA Clinic – Dr. Edlira Rruci.

“Për shumicën e pacientëve, vdekja e papritur nuk shkaktohet nga një atak në zemër, por nga nga çrregullimi i ritmit.”

Apnea e gjumit diagnostikohet kur ndaloni së marri frymë për 10 sekonda ose më shumë, të paktën 5 herë në një orë, gjatë gjumit.

Kërkuesit dyshojnë që apnea e gjumit shkakton çrregullim të ritmit të zemrës, që mund të çojë në vdekje të papritur kardiake, për një sërë arsyesh. Apnea e gjumit mund të ulë nivelet e oksigjenit dhe të ndryshojë presionet në kraharor kur rruga e sipërme ajrore mbyllet, duke e stresuar zemrën mekanikisht. Gjithashtu, mund të rrisë inflamacionin dhe të shkaktojnë ndryshime të pashëndetshme në vazat e gjakut.

Njihni simptomat


– Simptomat përfshijnë:
– Gërhitje të zhurmshme
– Ndalesë e frymëmarrjes gjatë gjumit, e observuar nga të tjerët
– Përgjumje gjatë ditës
– Lodhje
– Përgjumje në makinë
– Të zgjohesh pa frymë
– Të zgjohesh shpesh për të urinuar pa një shkak të dukshëm
– Dhimbje gjoksi gjatë gjumit
– Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj. 


Çfarë tregojnë studimet


Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i apnesë së gjumit është çelësi. Studime të ndryshme tashmë lidhin apnenë e rëndë obstruktive të gjumit me vdekshmëri më të lartë, edhe duke llogaritur faktorët e riskut si obeziteti.

Në një studim pesë-vjeçar me gati 11,000 persona, ata me apne obstruktive të gjumit u pa të kishin një rrezik më të lartë të vdekjes së papritur kardiake. Në rrezik më të madh ishin ata të moshës 60 vjeç e lart me apne të moderuar deri të rëndë (20 episode në orë).

Kur niveli i oksigjenit në gjak ulet nën 78%, duke parandaluar ajrin të rrjedhë në mushkëri, rreziku i tyre u rrit me 80%.

Për më tepër, studimet kanë treguar se njerëzit me apne të rëndë obstruktive të gjumit kanë një risk 2-4 herë më të lartë të çrregullimit të ritmit të zemrës sesa njerëzit pa apne të gjumit.

Gjithashtu, pacientët me apne obstruktive të gjumit kanë më shumë se 2.5 herë më shumë gjasa të përjetojnë vdekje të papritur kardiake ndërmjet orës 12 të natës deri në 6 të mëngjesit sesa ata pa apne obstruktive.

Nëse dyshoni për apne të gjumit


Mendoni se mund të keni apne të gjumit? Është e rëndësishme të kontrolloheni. Apnea e gjumit mund të çojë në probleme të tjera të shëndetit të zemrës dhe performancë të dëmtuar në punë ose në shkollë. Mjeku juaj mund të sugjerojë një vlerësim të gjumit.

Jo vetëm që trajtimi për apne të gjumit do të zvogëlojë rrezikun e një ngjarje të rrezikshme kardiake, por do t’ju bëjë të flini më mirë dhe të ndiheni më mirë në përditshmërinë tuaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë