Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
43 raste me COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Numri i rasteve pozitive të infektuara me virusin COVID-19, është rritur në Kosovë. 43 raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit nga 275 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.

Në total numri i rasteve aktive është 154.

Në 24 orët janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë