Numri i rasteve pozitive të infektuara me virusin COVID-19, është rritur në Kosovë. 43 raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit nga 275 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive është 154.
Në 24 orët janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.













