Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë rezultuar të infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 137 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në raportin e fundit të ministrisë thuhet se katër qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.

Sa i përketë vaksinimit MSh njofton se gjatë 24 orëve janë dhënë 87 doza të vaksinave anti-COVID.
OPrej fillimit të vaksinimit e deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinavë kundër coronavirusit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë