Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Humbja në peshë,një nga simptomat paralajmëruese të kancerit në zorrë

Kanceri i zorrës fillon në zorrën e trashë ose në rektum.Ndërkohë që, qelizat anormale ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrolluar, shenjat e sëmundjes fillojnë të manifestohen.

Ky lloj i kancerit është i zakonshëm në Britani, ku rreth 42,300 njerëz diagnostifikohen çdo vit.

Nga kjo sëmundje janë të ndjeshëm si burrat, ashtu edhe gratë, dhe trajtimi i hershëm është i nevojshëm.

Cancer Research UK vuri në dukje simptomat e kancerit të zorrëve, andaj kushtoni vëmendje nëse vuani nga dhimbja e barkut, pasi kjo e fundit është një nga shenjat e mundshme të sëmundjes.

Përpos kësaj, shenjat tjera janë:

-Lodhje e pashpjegueshme,

-Humbje në peshë,

-Frymëmarrje jo të mirë.

Sipas Cancer Research UK, në qoftë se përballeni me simptoma të tilla, kontakoni mjekun tuaj./ Express.co.uk

Youtube

Arkiva

Kategoritë