Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kirurgu që e operoi ministrin Latifi flet për gjendjen e tij shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është operuar mbrëmë nga apendiksi apo zorra qorre.

Sipas kirurgut Enver Fekaj i cili mbrëmë ka operuar ministrin Latifi, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë.

“Gjendja është shumë e mirë është stabile, sot e kam vizitu në mëngjes. Nuk dihet edhe sa do të qëndroj, varet nga gjendja e tij”, tha ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

Ndonëse mbrëmë ka qenë mjek kujdestar dr. Lulzim Salihu së bashku me ekipën e tij, kirurgu Enver Fekaj është ftuar për ta kryer operacionin. Fekaj ndryshe është njëri nga kandidatët për drejtor të klinikës së Kirurgjisë.

Fekaj nuk ka treguar se nga kush është ftuar, por ka lënë të kuptohet se është ftuar nga vet ministri pasi ka deklaruar “Është mirë të bisedoni me ministrin”.

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim zyrtar ku ka bërë të ditur se ministri Rifat Latifi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe gjendja e tij është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendixi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Gazeta Shneta ka raportuar më herët se Latifi është paraqitur sot në orët e vona me dhimbje barku në Emergjencën e QKUK-së. Pas ekzaminimeve radiologjike ai është pranuar në kirurgji ku është operuar nga mjekët. /Gazeta Shneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë