Mite të ndryshme kanë ngritur shqetësime se gluteni është një faktorët ndikues të infertilitetit te gratë, por edhe te burrat.Mirëpo, fatkeqësisht deri më sot nuk ka hulumtime të cilat konkludojnë këto pretendime
Në lidhje me këtë çështje, studiuesit janë duke hulumtuar sesi sëmundja celiake dhe intoleranca ndaj glutenit mund të sjell kushte tjera shëndetësore, duke përfshirë dhe infertilitetin te njerëzit.
Kjo sëmundje prek zakonisht 1% të popullësisë, mirëpo ka shumë raste tjera të padiagnostifikuar, andaj në qoftë se ajo nuk trajtohet në kohë mund të sjell probleme shëndetësore duke përfshirë kancerin, mungesat në vlera ushqyese dhe infertilitet.
A mund të jetë infertiliteti një simptomë “e paqartë” e sëmundjes celiake?
Varësisht nga studimi, gratë, por edhe burrat kanë dy deri në gjashtë herë gjasa të diagnostifikohen me sëmundje celiake.
Sidoqoftë, profesionistët shëndetësore janë personat adekuatë tek të cilët mund të informoheni më shumë rreth kësaj gjendje./VeryWellFamily,