Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga shenjat që tregojnë se keni mungesë të hekurit

Hekuri është një element kimik shumë i rëndësishëm ku një nga funksionet e tij më të rëndësishme është formimi i hemoglobinës, proteinë kjo që gjendet në rruazat e kuqe të gjakut dhe është përgjegjëse për transportin e oksigjenit në organizëm.

Hekuri është gjithashtu i rëndësishëm për të mbajtur të shëndetshme qelizat e organizmit, të lëkurës, thonjtë dhe flokët.

Mungesa e hekurit është e zakonshme sidomos te fëmijët, femrat në moshën riprodhuese dhe tek individët që konsumojnë ushqime me përmbajtje të pakët hekuri.

Më poshtë janë shenjat më të zakonshme që tregojnë se keni mungesë hekuri:

Lëkurë të zbehtë

Hekuri është arsyeja pse keni faqe rozë. Kur trupi juaj nuk ka mjaftueshëm hekur, lëkura juaj do të duket e zbehtë.

Probleme me frymëmarrjen

Kur nuk ka mjaftueshëm hekur në trup, do të keni probleme me frymëmarrjen edhe pas një aktiviteti të lehtë fizik.

Lodhja

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme që lidhet me mungesën e hekurit.

Dhimbje koke

Dhimbjet e shpeshta të kokës dhe shikimi i paqartë janë simptoma të zakonshme të mungesës së hekurit.

Lëkurë dhe flokë të dëmtuar

Mos përdorni vetëm verbërisht kozmetikë nëse vëreni dëmtime në lëkurën dhe flokët tuaj, por shikoni marrjen e hekurit.

Palpitacionet

Në rast të mungesës së hekurit dhe oksigjenit, zemra nuk funksionon siç duhet. Edhe pse në fillim mund të duket e parëndësishme, në afat të gjatë mund të çojë në komplikime serioze në zemër.

Gjuha e fryrë

Kur ka mungesë hekuri në trup, gjuha fryhet. Nëse gjuha juaj është e fryrë dhe keni simptoma të tjera të mungesës së hekurit, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Thonjtë e pashëndetshëm

Nëse thonjtë tuaj janë shumë të hollë dhe çahen vetë, kjo është një shenjë se trupi ka nevojë dëshpëruese për ushqime të pasura me hekur.

Gudulisje në këmbë

Nëse rregullisht ndjeni gudulisje në pjesën e poshtme të trupit, kjo është shenjë se trupi juaj ka mungesë hekuri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë