Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që, gratë që kanë humbur fëmijët e tyre për shkak të abortit spontan, të presin të paktën 6 muaj përpara se ta provojnë përsëri. Ndërkohë që hulumtuesit e Universitetit Aberdeen ne Skoci, kanë zbuluar se, shtatzanitë e ngjizura brenda gjashtë muajve nga aborti spontan, janë më të suksesshme dhe kanë më pak shanse për përsëritje të abortit, në krahasim me shtatzanitë pas 6 muajve.
Meta-analiza e publikuar pak ditë më parë në Human Reproduction Update, konfirmon një studim me të hershëm të kryer nga Dr. Sohinee Bhattacharya, që se bashku m kolegë të tjerë ka zbuluar se, ngjizja brenda gjashtë muajve nga aborti spontan ka më pak mundësi të rezultojë në një abort tjetër apo lindje të parakohshme.
Pre-eklampsia (presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzanisë), bebe të lindura nën peshë dhe vdekshmëria foshnjore nuk kanë ndonjë ndryshim për sa i përket periudhes së ngjizjes.
Dr Bhattacharya që u mor me drejtimin e kësaj meta-analize, tha: “Ky rishikim i të gjitha hulumtimeve te publikuara deri më sot, tregon kategorikisht se ngjizja brenda 6 muajve pas abortit spontan është më i miri.”
“Në vitin 2010 ne kemi qenë të parët që kemi raportuar se ngjizja e menjëherme pas abortit spontan ishte më i suksesshëm se pas kesaj periudhe kohore. Më pas, më shumë studime dolen ne të njëjtin përfundim, e cila është edhe arsyeja pse ne e bëmë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të të gjitha hulumtimeve në dispozicion.”