Kjo është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imun i trupit në mënyrë jo të përshtatshme prek indin tiroidien. Besohet se kjo gjendje ka bazë gjenetike. Hashimoto është më i shpeshtë tek femrat për 5 deri 10 herë më shumë se sa tek meshkujt.
Gjaku i marrë nga këta pacientë tregon për nivel të rritur të antitrupave ndaj enzimës së quajtur peroksidazë (shkurt At anti-TPO). Personat me këtë sëmundje mund të kenë njëkohësisht edhe sëmundje të tjera autoimune si; anemia pernicioze (mungesa e vitaminës B12) ose diabet mellitus tip. Tiroiditi Hashimoto mund të identifikohet duke gjetur antitrupat anti-TPO në gjak ose duke bërë ultrazërin e tiroides, i cili jep pamje karakteristike ultrasonografike për këtë sëmundje.
Gjendra tiroide
Gjendra tiroide është një nga gjendrat më të rëndësishme të sistemit endokrin dhe ka një peshë mesatare rreth 20 gram tek të rriturit. Ka formën e shkronjës H dhe është e ndërtuar nga 2 lobe (i djathtë dhe i majtë) që lidhen nëpërmjet istmit. Ndodhet në zonën antero-laterale të qafës.
Gjendra tiroide prodhon 2 hormone kryesore tiroksinën (T4) dhe trijodtironën (T3), të ilët janë të stimuluar nga një tjetër hormon TSH (Thyroid Stimulating Hormone), që sekretohet nga gjendra e hipofizës. Hormonet e tiroides kontribuojnë në zhvillimin dhe diferencimin e të gjithë qelizave të organizmit.
Çfarë është tiroiditi Hashimoto?
Tiroiditi Hashimoto, tioriditi autoimun ose tiroidi limfocitar kronik, është një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides. Tiroidi Hashimoto është një formë e tiroiditit, shkaku i të cilës nuk është ende i njohur plotësisht; ekzistenca e predispozitës gjenetike, por edhe faktorët e mjedisit (substancat toksike, teprica e jodit apo edhe infeksionet) Tiroiditi autoimun prek rreth 10-12% të popullsisë dhe raporti femra/meshkuj është rreth 9:1, pra vihet re predominancë tek seksi femër. Tiroiditi Hashimoto shoqërohet me sëmundje të tjera autoimune: Diabeti tip 1 insulino-vartës, insufiçienca e gjendrës mbiveshkore, anemia Biermer, poliartriti reumatoid, dermatomioziti, miastenia, vitiligo, etj.
Simptomat e tiroiditit Hashimoto:
Shenja kryesore e kësaj sëmundje është zmadhimi i gjendrës tiroide, e cila ka aspektin e kaucukut dhe zhvillohet gradulalisht gjatë disa muajve. Zmadhimi i gjendrës tiroide mund të shkaktojë dhe zmadhimin e gjendrave latero-cervikale (adenopatine). Të tjera simptoma që mund të shfaqen janë: ankthi, nervoziteti, sensibiliteti i shtuar, diare ose kontestipacion, takikardi, etj.
Mjekimi i tiroiditit Hashimoto
Për të mjekuar sëmundjet autoimune shpesh përdoret kortikoterapia por për tiroiditin Hashimoto, kortikoterapia nuk është efikase. Në format e tiroiditit autoimun me hipotireozë administrohet hormoni tioridian(LT4). Format me hipertireozë mjekohen me antitriodienë të sintezës (ATS). Në rastet kur vëllimi i tiroides është në rritje, ose shfaqen fenomenet kompresive (të shtypjes), apo në rastet e diagnozave të dyshimta (limfomul apo karcinomi i tiroides) praktikohet tiroidektomia.