Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto ushqime mund të ju ndihmojnë të shtoni peshë

Për disa persona, shtimi në peshë mund të jetë më vështirë sesa humbja në peshë. Sidoqoftë, përzgjedhja e duhur e ushqimeve në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja.

Disa nga ushqimet dhe pijet që ju ndihmojnë në shtimin e peshës janë:

-Qumështi

Qumështi ndikon në ndërtimin e një ekuilibri të mirë mes proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave, dhe është një burim i mirë i kalciumit, vitaminave dhe mineraleve tjera.

-Orizi

Orizi është një burim i përshtatshëm i karbohidrateve që ju ndihmojnë në shtimin e peshës.Orizi i përpunuar ofron 204 kalori, prej tyre 44 gram karbohidrate dhe shumë pak yndyrë.

-Arrat

Arrat janë një zgjedhje e duhur nëse dëshironi të shtoni peshë.Meqenëse, arrat përmbajnë shumë kalori, ato mund të shtojnë shpejt qindra kalori.

-Mishi i kuq

Mishi i kuq është ndoshta një nga ushqimet më të mira për ndërtimin e muskujve.

-Patatet

Patatet dhe ushqimet tjera me niseshte janë një mënyrë shumë e thjeshtë për të fituar kalori.Mundohuni të zgjidhni një nga këto ushqime si tërshëra, mistri, patatet, patatet e ëmbla, kungujt, fasulet.

-Salmoni

Ashtu sikurse mishi i kuq, edhe salmoi është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe yndyrnave të shëndetëshme.Ai siguron acidet yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin tuaj.

-Frutat e thata

Frutat e thata ju sigurojnë antioksidantë dhe përmbajnë shumë kalori.Ato përmbajnë fibra dhe shumë vitamina e minerale./Healthline.

Youtube

Arkiva

Kategoritë