Gjinekologu, Arsim Gashi është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht profesoreshen Hatixhe Latifi-Pupovci në zyrën e fakultetit.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur si pasojë e vlerësimit të “pa drejtë” në provim që ka bërë profesoresha ndaj djalit të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.