Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Probiotikët ndikojnë në përmirësimin e të përzierave dhe të vjellave gjatë shtatzënisë

Të përzierat dhe të vjellat prekin rreth 85% të shtatzënive dhe mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës, veçanërisht gjatë shtatzënisë së hershme.

“Shkaku i të përzierave dhe të vjellave gjatë shtatzënisë është i panjohur deri më sot. Janë propozuar teori të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk është përfundimtare”, tha Albert T. Liu, autori kryesor i studimit dhe profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë.

“Përzierja, të vjellat dhe kapsllëku gjatë shtatzënisë mund të ulin ndjeshëm cilësinë e jetës së pacienteve. Pasi të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzënisë të përparojnë, ato mund të bëhen të vështira për t’u kontrolluar dhe ndonjëherë pacienti madje duhet të shtrohet në spital,” tha Liu.

Probiotikët quhen “baktere të dobishme”, ato mund të gjenden në ushqime si kos, por janë gjithashtu të disponueshme si suplemente ushqimore.

Ndër të tjera, probiotikët mendohet se mbështesin komunitetin e mikrobeve të ndryshme, të quajtura shpesh si “mikrobioma e zorrëve”, që gjenden në traktin gastrointestinal.

Gjatë shtatzënisë, hormonet si estrogjeni dhe progesteroni rriten, duke sjellë shumë ndryshime fizike. Këto rritje mund të ndryshojnë gjithashtu mikrobiomën e zorrëve, e cila ka të ngjarë të ndikojë në funksionet e sistemit tretës dhe të shkaktojë simptoma të padëshiruara si nauze, të vjella dhe kapsllëk.

Studimi zgjati 16 ditë. Gjithsej 32 pjesëmarrëset morën një kapsulë probiotike dy herë në ditë për gjashtë ditë dhe më pas morën dy ditë pushim. Më pas ato përsëritën këtë cikl.

Probiotikët ishin të disponueshëm pa recetë dhe kryesisht përmbanin Lactobacillus, një lloj baktere të mira. Çdo kapsulë përmbante afërsisht 10 miliardë kultura të gjalla në kohën e prodhimit.

Pjesëmarrëset mbajtën 17 vëzhgime ditore të simptomave të tyre gjatë kohëzgjatjes së studimit, rreth një totali prej 535 vëzhgimesh për studiuesit për t’i vlerësuar statistikisht.

Ajo që studiuesit zbuluan ishte se marrja e probiotikut reduktoi ndjeshëm të përzierat dhe të vjellat. Numri i orëve të të përzierave u reduktuan me 16% dhe numri i të vjellave u reduktua me 33%.

Marrja e probiotikëve gjithashtu përmirësoi ndjeshëm simptomat që lidhen me cilësinë e jetës, të tilla si lodhja, oreksi i dobët dhe vështirësia në mbajtjen e aktiviteteve normale shoqërore, të vlerësuara nga pyetësorët.

U zbulua gjithashtu se probiotikët reduktojnë kapsllëkun në mënyrë të konsiderueshme.

“Me kalimin e viteve, kam vërejtur se probiotikët mund të reduktojnë të përzierat dhe të vjellat dhe të lehtësojnë kapsllëkun. Është shumë inkurajuese që studimi e vërtetoi këtë të vërtetë,” tha Liu. “Nga probiotikët kanë përfituar gjithashtu shumë nga pacientët e mi të tjerë që nuk ishin në studim,” tha Liu. /MedicalxPress

Youtube

Arkiva

Kategoritë