Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është Sindroma e Vezoreve Policistike?

Me siguri që të gjithëve iu ka rastisur të takoni gra që nuk e kanë të rregullt ciklin menstrual?

Ajo që është tipike për ciklin menstrual është që gruaja duhet të gjakos çdo 21 deri në 35 ditë, por kjo ndryshon nga një grua në tjetrën.

Por ka të tilla që që nga hera e parë kur kanë pasur gjakderdhje, nuk i kanë pasur të rregullta. Arsyeja kryesore për çrregullimin e ciklit, është Sindromi i Vezoreve Policistike.

E çfarë është Sindromi i Vezoreve Policistike që në literaturë haset me akronimin PCOS?

Gratë që vuajnë nga vezoret policistike, i kanë tejet të rralla ciklet menstruale pasi kanë nivele të tepërta të hormonit mashkullor, të quajtur androgjen. Për këtë arsye vezoret zhvillojnë disa gjëndra që pamundësojnë lirimin e vezëve. Gratë që kanë PCOS kanë rezistencë ndaj insulinës duku ulur mundësinë që trupi të stabilizojë nivelin e sheqerit. Kur një trup ka nivel të lartë të insulinës, atëherë nxitet prodhimi i testosteronit.

Ende nuk dihet saktë se çfarë e shkakton këtë sindromë, por mjekët besojnë se disa faktor si: gjenetika e mbipesha dhe  mendohet që një në 10 gra, preket nga ky sindromë.

Gratë që kanë  vezore policistike rrezikojnë që në të ardhmen të preken nga tipi 2 i diabetit, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe kanceri. Por përveç problemeve shëndetësore, këto gra për shkak të nivelit të lartë të hormonit të androgjenit kanë probleme të theksuara edhe estetike.

Gratë që kanë vezore policistike kanë shumë qime, në pjesë të ndryshme të trupit në zona që janë tipike për burrat. Problemi me qime të tepërta në shkencë njihet me termin ‘hirsutism’ dhe kjo afekton 70 për qind të grave me PCOS.

Cilat janë simptomat e tjera përveç çrregullimit të ciklit menstrual?

Një prej shenjave që nuk duhet injoruar asesi është që këto gra kanë akne në fytyrë, gjoks dhe në shpinë.

Edhe flokët e thinjura në moshë të re e mbipesha janë gjithashtu tregues për vezore policistike.

Por ajo që është më problematike për gratë me PCOS është infertiliteti. Shumica e grave që kanë probleme për të ngelur shtatzënë janë të prekura nga ky sindromë. Për të arritur një shtatzëni, për gratë me vezore policistike, është e domosdoshme të kenë një dietë te ekuilibruar./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë