Një tortë që nuk piqet!
Përbërësit:
▪ 1 kg biskota me gjalpë
▪ 1.2 litra qumësht
▪ 1 pako pluhur pudingu me shije bananeje
▪ 1 pako pluhur pudingu me shije vanilje
▪ 1 pako pluhur pudingu me shije karamele
▪ 120 g sheqer
▪ 200 ml krem të ëmbël
Përgatitja:
Përgatitni të tri llojet e pudingut në tenxhere të veçanta gatimi sipas udhëzimeve në paketim.
Kallëpin e pjekjes e lyejeni me biskota gjalpi.
Rendisni biskotat dhe pudingun duke e përhapur fillimisht pudingun ne bazën e shtruar të biskotave, me pas duke e vendosur përsëri biskota mbi të.
Përsëriteni procesin tri herë me tri lloje të ndryshme pudingu (me radhë: puding bananeje, puding vaniljeje dhe puding karameleje).
Sipër përhapeni kremin e rrahur.
Ju bëfshin mirë