Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka kërkuar rritje pagash prej 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të Pagave dhe pjesëmarrje në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave.
Në një letër drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, FSSHK-ja është ankuar për gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësorë.
Në letrën drejtuar Kurtit, FSSHK-ja ka paralajmëruar veprime sindikale nëse s’merrem masa nga Qeveria
“Kryeministër është koha e fundit që po ju adresohemi para se të ndërmarrim veprime sindikale. Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete për punë, nuk kemi kushte për punë, e dita ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik, ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme: rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave dhe pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në njoftim.