Menopauza është një pjesë e natyrshme e jetës, e cila shkakton një numër simptomash dhe ndryshimesh në trupin tuaj
Edhe nëse po i përballoni mirë ndryshimet hormonale të menopauzës, është një kohë e mirë për të ndaluar dhe për të parë stilin tuaj aktual të jetesës. Rregullimet e vogla mund t’i bëjnë dekadat e ardhshme të shëndetshme.
Ankesat më të zakonshme nga gratë janë të tilla si djersitja gjatë natës, vapë e nxehtë, ndryshime në humor, vështirësi në gjumë dhe thatësi vaginale.
Fatmirësisht, ka shumë trajtime në dispozicion për t’ju ndihmuar në menaxhimin e simptomave të menopauzës dhe ato variojnë nga medikamentet e deri te ndryshimet e rutinave ditore, si:
Aktivitetet fizike
Ushtrimet mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të menopauzës duke ndihmuar kështu në lehtësimin e stresit.Ushtrimet e rregullta janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shmangur shtimin në peshë.Në anën tjetër, edhe joga ndikon në ruajtjen e fleksibilitetit.
Dieta
Ndonjëherë ndryshimi i dietës tuaj mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.Ngrënia e një diete të shëndetshme, të pasur me ushqime të plota dhe me drithëra mund të dërgoj në humbje të peshës.
Shmangni alkoolin
Disa gra në menopauzë preferojnë konsumimin e alkoolit.Konsumimi i dy deri në pesë pije në ditë gjatë menopauzës mund të dëmtojë shëndetin tuaj, sipas North American Menopause Society.Mes tjerash, konsumimi i tepërt ndërlidhet edhe me kushte të tilla, si:
Kanceri,
Problemet me zemrën,
Osteoporoza,
Sëmundja e mëlçisë./VeryWell Family