Në Qendrën Klinike dhe Universitare vazhdon trajtimi i pacientëve të cilët kanë nevojë për shërbime të ndryshme mjekësore.
E në kuadër të klinikave të QKUK-së, në Klinikën e Gjinekologjisë brenda tri ditëve janë kryer 45 lindje.
Sipas një njoftimi për media thuhet se nga 45 lindjet e kryera, 6 prej tyre ishin me operacion.
“23 foshnje i takojnë gjinisë femërore, derisa 22 tjera i përkasin gjinisë mashkullore. Në saje të raportit të punës, gjatë kësaj kohe, 1 nënë lindi binjakë”, thuhet në njoftim.