Organizata Unicef në Kosovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës janë duke zhvilluar një sërë punëtorish me farmacistë nga 7 regjione të Kosovës për mbledhjen e të dhënave dhe aftësitë e komunikimit për vaksinimin kundër COVID-19.
“Ne bashkuam forcat me Odën e Farmacistëve të Kosovës për të rritur besimin e publikut dhe marrjen e vaksinave kundër COVID-19 duke ofruar informacion faktik dhe në kohë përmes këtij rrjeti të punëtorëve mjekësor.”, thuhet në njoftim.
UNICEF theksoi po ashtu se farmacistët janë në linjen e parë të komunikimit me publikun. Ata kanë një pozicion dhe mundësi unike për të ofruar edukim kritik për të përmirësuar shëndetin publik.













