Mbas 40 viteve përvojë pune është pensionuar, infermierja Sabrije Konxheli e cila ishte shefe e repartit C në Klinikën Infektive.
Këtë e ka bërë të ditur, infektologu Izet Sadiku përmes një postimi në të cilin ka falënderuar dhe lavdëruar punën dhe kontributin e dhënë nga infermierja Konxheli.
Postimi i plotë:
Sot mbas mbi 40 vjet përvoj pune është pensionuar shefja e repartit C në Klinikën Infektive, infermierja Sabrije Konxheli.
Është ky një moment me emocione të përziera , në mes gëzimit që pas shumë viteve shkon në pension të merituar për të qëndruar pranë më të dashurëve tuaj dhe hidhërimit sepse do ti mungoj rutina e rreth 45 viteve, me koleg dhe më së shumti me pacient që kanë qenë dedikimi kryesor i saj.Sabrije Konxheli ka qenë shembulli tipik i një infermierje të përkushtuar ndaj pacinetit, menaxhere e mirë me stafin, personi i cili ka ditur të ofroj ngrohtësi, urtësi aty ka punuar dhe vepruar.I jam mirënjohës që gjatë viteve të fundit kemi punuar së bashku dhe ka qenë vazhdimisht e përkushtuar për bashkëpunim dhe shpesh është sjellur eshe si prind ndaj nesh që kemi qenë me te ri.Shëndet e jetë të lumtur më më të dashurit, motra Sabrije.












