Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një i vdekur dhe 27 infektime të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 27 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe një person ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 273.459.

Ndërkohë, me një vdekje tjetër në orët e fundit, numri i të vdekurve në vend është rritur në 3.492.

Në gjithë vendin janë shëruar edhe 38 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.463 dhe raste aktive aktualisht janë 504.

Në Shqipëri janë kryer edhe 804 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.774.441 testime për personat e dyshuar me coronavirus.

Youtube

Arkiva

Kategoritë