Këtë të shtunë në emisionin “Familja jonë”, e ftuar ishte Adelinë Sahiti, drejtore e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, me të cilën u diskutua rreth shërbimeve që ofron kjo drejtori për qytetarët dhe për sfidat që kjo drejtori është duke hasur me mungesë të punonjësve social.
“ Pika e parë që më është kërkuar ta adresojë është mungesa e stafit dhe punonjësve social, kemi një numër shumë të vogël të tyre brenda QPS-ve, të cilët në rast të dhunës në familje ata për të qëndruar pranë dhe asistuar, e cila është një telashe e madhe, sepse puntorët social nuk kanë një trajtim të duhur”, tregoi Sahiti.
Ajo po ashtu tregojë edhe për mundësitë e punësimit që kjo drejtori ofron për brezat e rijë që e studiojnë këtë drejtim.
“ Brezat e rijë vijnë me energji të reja dhe me ngul kërkojnë që të iu ofrohet mundësi praktike, për të cilën ne kemi filluar të punojmë që t’u ofrojmë këtyre studentëve mundësin e praktikës e cila është pika kryesore për ne si drejtori tani”, njoftoi Sahiti.
Për më shumë informacione ndiqeni intervisten e plotë në faqen e Familjajonë në Youtube dhe Facebook./familjajonë