Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
7 këshilla që të keni thonj më të fortë dhe më të gjatë

Thonjtë e butë dhe të brishtë mund të jenë një problem i madh për shumë femra. Nëse pavarësisht se sa shumë përpiqeni t’i rrisni ato thyhen provoni këto 7 këshilla dhe në një kohë të shkurtër do të keni thonj më të fortë e më të gjatë.

1. Mos i bëni thonjtë me tipsa apo me xhel gjatë gjithë kohës.


Një keqkuptim i zakonshëm për femrat është se manikyri krijon një shtresë që mbron thonjtë. Edhe pse kjo mund të duket logjike, studimet nuk e mbështesin këtë pretendim. Dermatologët sugjerojnë se lyerja e thonjve, apo bërja me tipsa dhe xhel për një periudhë të gjatë bën që kimikatet e produkteve të depërtojnë në thonj dhe të shkaktojnë njolla dhe çarje.

2. Përdorni limë, jo prerëse thonjsh.


Thonjtë mund të dëmtohen dhe të thyhen nëse nuk i presim shpesh. Megjithatë, është e rëndësishme të bëni një zgjedhje të mirë sa i përket mjeteve për kujdesin e thonjve. Prerëset janë ndoshta më të lehtat për t’u përdorur, por jo më të mirat prandaj sugjerohet të përdorni limë sepse me të nuk ushtroni shumë presion mbi thoin tuaj.

3. Mos pastroni pa veshur dorezat e gomës.


Njerëzit që punojnë në laborator mund të konfirmojnë se mbajtja e dorezave latex ose gome për disa orë në ditë mund të dëmtojë thonjtë tuaj. Megjithatë, e njëjta gjë mund të ndodhë kur nuk i vishni ato – të paktën kur jeni duke bërë punët e shtëpisë. Jo vetëm sepse detergjentët përmbajnë kimikate të dëmshme, por edhe ekspozimi i gjatë ndaj ujit mund t’i dobësojë. Prandaj, investoni në një palë doreza të mira gome dhe mos harroni t’i vishni herën tjetër që të lani enët.

4. Hani më shumë oriz.

Shëndeti ynë i përgjithshëm varet nga zgjedhjet ushqimore, dhe po ashtu edhe pamja jonë. Një nga vitaminat thelbësore për rritjen dhe forcën e thonjve është vitamina B e cila gjendet në oriz. Pra ngrënia e orizit disa herë në javë mund t’ju ndihmojë të forconi thonjtë.

5. Shmangni forcuesit e thonjve.

Ndoshta tingëllon kontradiktore, por një forcues i thonjve nuk ju ndihmon në planin afatgjatë. Përbërësit në të me të vërtetë fillimisht do ta forcojnë thoin, megjithatë, me kalimin e kohës mund t’i thajë ato dhe thonjtë bëhen të brishtë dhe të prirur për t’u thyer.

6. Fërkoni thonjtë me vazelinë.

Vazelina është padyshim e domosdoshme në koleksionin e produkteve të kujdesit për thonjtë e çdo adhuruesi të thonjve. Vepron si hidratues për thonjtë dhe për kutikulat tuaja. Aplikimi i tij çdo ditë mund të ndihmojë thonjtë e brishtë duke i forcuar ato dhe duke krijuar një shtresë mbrojtëse.

Për rezultate më të mira lëreni për 3-5 minuta përpara se ta shpëlani.

7. Fusni thonjtë në lëng portokalli të freskët.


Ushqimet e pasura me vitaminë C janë thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dhe natyrisht për rritjen e thonjve dhe flokëve. Megjithatë, kjo vitaminë mund të aplikohet edhe nga jashtë. Për rritje më të shpejtë të thonjve, provoni t’i njomni thonjtë në gjysma portokalli ose lëng të freskët portokalli për 10 minuta çdo ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë