Me siguri që keni dëgjuar që për të qenë të shëndetshëm, duhet konsumuar një gotë verë në ditë. Vera në vetvete paraqet një elegancë dhe pije që duhet shoqëruar me muzikë e shoqëri të mirë.
Vera është pija që në çdo festë gjendet në tavolinë, e është e vetmja pije alkoolike prej të cilës ka përfitime shëndetësore.
Më poshtë ne do t’ua rendisim disa të mira që vijnë nga vera që do iu befasojnë:
Vera është antioksidues – Në një luftë të përditshme për luftimin e radikaleve të lira që shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore si kanceri, vera është ‘luftëtari’ i duhur. Vera (sidomos e bardha), është e mbushur me antioksidantë që sulmojnë radikalët e lira që janë përreth.
Rritë imunitetin – Nëse pini një gotë verë në ditë, atëherë do rrisni sistemin tuaj imunitar. Konsumi i moderuar i verës mund të shmangë infeksionet dhe të mbajë sistemin tuaj imunitar në kontroll.
Zvogëlon mundësinë që të keni sulm në zemër – Vera mundëson që të parandalojë mpiksjen e gjakut pasi vepron si një hollues natyral i gjakut. Vera e kuqe në veçanti përmban fenole që ka të njëjtin veprim si aspirina. Një studim i kryer nga Universiteti i Mjekësisë John Hopkins, u kuptua që një përbërës që gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, vepron si mbrojtës ndaj sulmeve kur shndërrohet në verë.
Ulë nivelin e koolesterolit – Për arsye që përbërësit që ka vera ndihmojnë që të mos përjetoni sulm kardiak, të njëjtit veprojnë edhe për ta eleminuar kolesterolin e keq.
Zvogëlon mundësinë të prekeni nga kanceri – në luftën kundër sëmundjeve malinje, vera është në anën tuaj.
Përveç këtyre të mirave konsumi i moderuar i verës, ka edhe përfitime të tjera si: zgjatë jetën, ulë mundësinë e prekjes nga diabeti, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundjet e zemrës etj.
Për të gjetur verën e duhur në Kosovë, atë mund ta bëni tek Sirus Wine. Aty gjenden mbi 130 lloje të ndryshme të ‘Verërave dhe Distilateve’ nga regjione të shteteve të ndryshme. /Familja Jone