Një studim i ri zbuloi se njerëzit e moshës së mesme që janë obezë, apo edhe thjesht mbipeshë, mund të përballen me më shumë probleme shëndetësore gjatë rrugës.
Studimi, me afro 30 mijë burra dhe gra, zbuloi se sa më shumë peshonin njerëzit rreth moshës 40 vjeç, aq më të mëdha janë shanset e tyre për sëmundje kronike pas moshës 65 vjeç. Dhe obeziteti, përfundimisht shkurton jetën e njerëzve me pesë vjet, mesatarisht, krahasuar me ata që ishin në diapazonin e peshës normale.
“Ka pasoja të rënda shëndetësore për obezitetin që nuk duhen injoruar”, tha studiuesi kryesor Dr. Sadiya Khan, përcjell Klankosova.tv
“Këta pacientë janë të paktën 100 kilogramë mbipeshë dhe shpesh kanë kushte si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti i tipit 2”, tha Dr. Vance Albaugh, studiues në Qendrën Kërkimore Biomjekësore në Los Anxhelos.
Këta njerëz, tha Albaugh, shpesh kanë nevojë për ndihmë përtej ndryshimeve të stilit të jetesës, duke përfshirë mjekimin ose ndonjë lloj operacioni për humbje peshe. Këto procedura ndryshojnë traktin tretës për të kufizuar sasinë e ushqimit që një person mund të hajë dhe përthithjen e kalorive nga ushqimi.