Me rastin e Ditës Botërore të Punës Sociale, sot Lidhja e Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë sociale në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik dhe Universitetin e Prishtinës kanë organizuar konferencë nacionale.
Në këtë konferencë do të diskutohet rreth temës ” E tashmja dhe e ardhmja e Punës Sociale në Kosovë”, e cila për qëllim ka shënimin dhe promovimin e punës sociale për Republikën e Kosovës në të cilën do të diskutohet për të arriturat dhe sfidat rreth punës sociale.
Pjesë e kësaj konference do të jetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Z. Tomas Szunzoug, Përfaqësues i posaqëm i BE-së, Znj. Ulrika Richardson nga Zyra e UN Development dhe Dekani i Fakulteti Filozofik, Dashamir Bërxulli.
Ndërkaq, hapjen e kësaj konference do ta bëjë Z. Blerim Shabani, kryetar i lidhjës QPS dhe Njomza Llullaku, shefe e Departamentit të Punës Sociale.
Kjo konferencë do të zgjasë deri në ora 17:00, me dy panele në të cilat do të diskutohet edhe për shërbimet socile dhe bashkëpunimin ndër institucional në Kosovë dhe rolin e sektorit qeveritar dhe jo-qeveritar në ofrimin dhe ngritjen e kualitetit të shërbimeve sociale në Kosovë.













