Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të pranojë pacientë edhe me sëmundje tjera, pas rënies së numrit të të hospitalizuarve me COVID-19.
Sipas raportit të punës, në këtë klinikë janë pranuar 12 pacientë, që kanë probleme të ndryshme shëndetësore, por që nuk ndërlidhen me COVID.
Aktualisht, në Kosovë janë 797 raste aktive me COVID-19, numër ky dukshëm me i ulët sesa ai i muajve të mëparshëm. /familjajone