Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat e depresionit

Është njerëzore që të mos ndiheni mirë ndonjëherë. Por e rëndësishme është që të mos keni ditë të ‘këqija’ për një kohë të gjatë.  Kur një gjë e tillë ndodh dhe ju ndjeheni të mërzitur për një periudhë të gjatë kohore, është e rëndësishme ta merrni më me seriozitet gjendjen tuaj – pasi kështu mund ta parandaloni depresionin.

Depresioni është një prej çrregullimeve më të shpeshta të shëndetit mendor. Depresioni karakterizohet me luhatje të humorit dhe ndjenjë të përhershme të mërzisë.

Kur vuani nga depresioni për një kohë të gjatë, përveç gjendjes emocionale, mund të manifestohet edhe me dhimbje fizike.

Shenjat tipike të depresionit janë:

Humbja e shpresës

Kryesisht depresioni manifestohet me luhatje të humorit, që ndikon në mënyrën se si personi e sheh jetën. Një ndjesi tipike për depresion është fajësimi i vetës për gjithçka.

Humbja e interesit

Depresioni mund të ndikojë që një person të humbë interesin për gjërat që dikur i ka dashur. Shenjë që një person vuan nga depresioni, është pikërisht humbja e interesit për aktivitetet që i ka dashur në të kaluarën.

Probleme me gjumë

Kur një person vuan nga depresioni ndihet tërë kohën, por që nuk mund të flejë kur të dojë. Depresioni është i lidhur me insominë, e madje shpeshherë është pikërisht pagjumësia që shkakton depresionin.

Ndryshim i peshës trupore

Ka dy lloje njerëzish. Ata që hanë kur janë në depresion, dhe fitojnë peshë dhe ata që humbasin oreksin dhe kështu humbasin edhe peshë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë