Të fjeturit mirë është shumë i rëndësishëm për të pasur energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës.
Ekspertët e gjumit pohojnë se një artikull i thjeshtë mund t’ju ndihmojë që të flini gjumë më shpejt nëse keni probleme me pagjumësinë.
Shumë faktorë mund të ndikojnë kur bëhet fjalë për pagjumësinë, prandaj është mirë të të zbatoni këto këshilla.Vishni çorape të ngrohta për t’ju zënë gjumi më shpejt.
Ekspertë besojnë se rritja e temperaturës për shkak të çorapeve ka efekte pozitive.
Por përveç kësaj, mund të provoni dhe metodën e frymëmarrjes 4-7-8. Kjo metodë i ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda 60 sekondave. Merrni frymë thellë për 4 sekonda dhe mbajeni për 7 sekonda të tjera.
Më pas konsiston me nxjerrjen e frymëmarrjes për 8 sekonda të tjera.
Gjatë kohës që ju kontrolloni frymëmarrjen tuaj (duke e mbajtur apo çliruar atë) ndihmoni shumë trupin dhe trurin, prandaj mund ta aplikoni shpesh, aq më tepër nëse doni të bëni gjumë edhe më të qetë.