Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr. Rifat Latifi nënshkroi sot me Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Memorandumin e bashkëpunimit me të cilën përcaktohet korniza e bashkëpunimit në funksion të përkrahjes profesionale nga UP për MSh për hartimin e kolaudimit rreth punëve të kryera në projektin e Ministrisë së Shëndetësisë me titull “Ndërtimi i Spitalit Regjional ne Ferizaj”.
“Sipas këtij Memorandumi, MSh, përmes bashkëpunimit konkret me Fakultetin e Ndërtimtarisë të UP “Hasan Prishtina”, do të mbështetet për të arritur objektivat specifike profesionale, përkatësisht përfshirjen e komunitetit akademik e shkencor me standarde të pranueshme shkencore e profesionale, në shqyrtimin e punëve të realizuara si pjesë e rëndësishme për ecurinë në implementimin e projektit.”, njofton MSh.
MSh bënë të ditur se pas nënshkrimit të Memorandumit, Ministri Latifi dhe Rektori Sahiti vlerësuan se bashkërendimi i aktiviteteve ndërmjet Njësisë për Infrastrukturë të MSh-së dhe profesorëve, asistentëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është mjaft e rëndësishme për ecurinë e realizimit të projektit në fjalë.
Nga MSh njoftojnë se sipas memorandumit, UP do të ofrojë profesionale përmes inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.