Portali “Familja Jonë” tashmë numëron plot 70 mijë pëlqyes në faqen e saj në Facebook.
E krijuar në vitin 2019, “Familja Jonë” synim të vetëm vazhdon ta ketë informimin e drejtë mbi aktualitetin që na rrethon, me theks të vecantë për lajmet nga shëndetësia e ngjarjet sociale.
Informacionet e dobishme, intervistat e emisionet e dëshmojnë që në qendër të të gjithë këtij përkushtimi është interesi i publikut.
E që edhe këta të fundit të kenë hapësirë shprehjeje, “Familja Jonë” stimulon gjithnjë intereaksion me publikun, qoftë përmes gazetarisë qytetare, qoftë përmes hapjes së diskutimeve për tema të ndryshme e pyetje logjike.
E gatshme pothuajse 24 orë, “Familja Jonë” vazhdon të jetë një dritare për cfarëdolloj shqetësimi të qytetarëve. Me ne mund të ndahen edhe historitë motivuese, që japin kurajë e energji pozitive për të gjithë komunitetin.
Një vend ku promovohen zëshëm vlerat, e që nuk bëhet kompromis me të këqijat: kjo është Familja Jonë, familja më e madhe në Kosovë.
Te “Familja Jonë” mund të bëhet edhe marketing në mënyrë bizneset e interesuara të kenë rritje. Bizneset që dëshirojnë ta kenë promovimin e duhur, mjafton të shkruajnë në Facebook ose Instagram, në faqen “Familja Jonë”.