Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sonte objekti i Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti, shtet ky territori i të cilës është pushtuar pjesërisht nga Rusia.
Kurti, përmes një njoftimi në Twitter, ka shkuar se pavarësisht sesa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët.
“Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar ai.
Të hënën Rusia u njohu pavarësinë Luhanskut dhe Donetskut, që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse.
BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.