Nuk keni nevojë për kimikate apo produkte të shtrenjta
Grejpfruti përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh esenciale. Lëndët ushqyese që përmban grejpfruti mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe janë një aleat i madh në procesin e humbjes së peshës.
Si të pastroni gëlqeren me grejpfrut?
Merrni një grejpfrut dhe priteni në gjysmë. Më pas vendosni kripë në gjysmën tjetër.
Kini kujdes: përdorni kripë të imët për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve!
Spërkateni me kripë sipërfaqet që keni ndër mend t’i pastroni – në vaskë ose lavaman dhe më pas merrni gjysmën mbi të cilën keni spërkatur kripë dhe filloni t’i fërkoni sipërfaqet.
Ndërsa fërkoni sipërfaqet, shtrydhni gjysmën e grejpfrutit për të kulluar lëngun e tij. Pas fërkimit, shpëlajeni me ujë të vakët pjesët që keni kaluar.