300 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qytetar nga Durrësi, 85 vjeç.
Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.